• Wednesday, 26 March 2025

Umerov: Ukraina do t'i mbështesë të dyja marrëveshjet për armëpushim me Rusinë

Umerov: Ukraina do t'i mbështesë të dyja marrëveshjet për armëpushim me Rusinë

Kiev, 25 mars 2025 (MIA) – Kievi do t’i mbështesë të dyja marrëveshjet për armëpushim me Rusinë të cilat i publikoi Shtëpia e Bardhë, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. 

Ai bëri të ditur se Ukraina e përshëndet idenë që një palë e tretë ta ndjekë zbatimin e marrëveshjeve për armëpushim në Detin e Zi dhe të mos sulmohet infrastruktura energjetike. 

Umerov në Iks njoftoi se Ukraina çdo lëvizje të anijeve ruse jashtë pjesës lindore në Detin e Zi do ta konsiderojë si shkelje të frymës së marrëveshjeve dhe se në një rast të tillë do të ketë të drejtë të vetëmbrojtjes. 

Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja ka rritur marrëveshje me Ukrainën dhe Rusinë që të sigurohet lundrim i sigurt në Detin e Zi dhe të hyjë në fuqi ndalesa për sulme ndaj infrastrukturës energjetike në të dyja vendet. fc/

Foto: EPA