Erdogan: Anëtarët e partisë opozitare turke CHP kanë dorëzuar dokumente, të cilat janë bazë për hetim për korrupsion dhe aktivitet kriminel të Imamoglut
- Anëtarët e partisë më me ndikim opozitare turke Partia Popullore Republikane (CHP) kanë dorëzuar dokumente që janë bazë për hetim për korrupsion dhe aktivitet kriminel të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili vjen nga radhët e saj, tha sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
- Post By Fami Bajrami
- 13:29, 26 March, 2025

Ankara, 26 mars 2025 (MIA) - Anëtarët e partisë më me ndikim opozitare turke Partia Popullore Republikane (CHP) kanë dorëzuar dokumente që janë bazë për hetim për korrupsion dhe aktivitet kriminel të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili vjen nga radhët e saj, tha sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Në fjalimin e tij, ai e akuzoi opozitën për vandalizëm në rrugë dhe sulme ndaj policisë.
"Ne kurrë nuk kemi harruar dhe nuk do t'i harrojmë ata të cilët përpiqen të na mposhtin me mjete joligjore dhe ata që janë aq të dëshpëruar sa që e shtyjnë vendin në konflikt", tha presidenti turk.
Erdigan shtoi edhe se për çdo përpjekje për sabotim kundër ekonomisë, prosperitetit dhe paqes në vend, do të përgjigjet para gjykatës.
Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, u arrestua të mërkurën e kaluar dhe arrestimi i tij shkaktoi protestat më të mëdha në rrugë në Turqi në më shumë se një dekadë.
Gjykata të dielën vendosi se Imamoglu duhet të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjykimit të tij për gjoja themelimin dhe udhëheqjen e një organizate kriminele, ofrimin e mbështetjes për një organizatë terroriste, korrupsion dhe marrje të ryshfetit, gjë që ai e mohon. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s