Medvdev: Rusia synon ndaj fitores së plotë
- Zëvendës kryetari i Këshillit rus për siguri dhe ish presidenti, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se qëllimi i Moskës në bisedimet me Ukrainën në Stamboll është të arrihet fitore e plotë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:51, 3 June, 2025
Moskë, 3 qershor 2025 (MIA) - Zëvendës kryetari i Këshillit rus për siguri dhe ish presidenti, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se qëllimi i Moskës në bisedimet me Ukrainën në Stamboll është të arrihet fitore e plotë.
"Negociatat në Stamboll janë të nevojshme, jo për paqe kompromisi, të bazuar në kushte të imagjinuara, joreale, por për fitoren tonë dhe shkatërrimin e plotë të autoriteteve neonaziste. Ky është kuptimi e memorandumit rus, që u shpall dje", tha Medvedev.
Në memorandumin rus kërkohet që Kievi të dorëzojë territor të madh, status neutral të Ukrainës, kufizim të numrit të armatës ukrainase dhe zbatimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale.
Në raundin e dytë të djeshëm të negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll u dakordua këmbimi i ri i të burgosurve të luftës dhe këmbim i trupave të ushtarëve të vrarë.
Medvedev paralajmëroi edhe përgjigje ndaj sulmit ukrainas ndaj aeroporteve ushtarake ruse.
"Hakmarrja është e pashmangshme. Duhet të mbahet mend: armata e jonë aktivisht përparon dhe do të vazhdojë me ofensivën e vet. Gjithçka që duhet të shkatërrohet, sigurisht se do të shkatërrohet, e ata që duhet të shfarosen, do të shfarosen", tha Medvedev. bsh/
Foto: MIA arkiv