• Monday, 07 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kremlini vendos kushte për armëpushim në Detin e Zi

Kremlini vendos kushte për armëpushim në Detin e Zi

Moskë, 26 mars 2025 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se duhet të përmbushen numër i madh kushtesh para se të aktivizohet marrëveshja për siguri në Detin e Zi, e dakorduar me SHBA-në, duke përkujtuar se nuk janë plotësuar kërkesat ruse sipas marrëveshjes paraprake për eksport të drithërave përmes Detit të Zi.

SHBA-ja dje arriti marrëveshje të ndara me Ukrainën dhe Rusinë për t'i dhënë fund armiqësive në Detin e Zi dhe për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa Uashingtoni ra dakord të bëjë preison për heqjen e disa sanksioneve ndaj Moskës.

Kremlini sot kumtoi se është i kënaqur me dialogun me SHBA-në, duke siguruar se kontaktet "intensive" po vazhdojnë një ditë pas publikimit të marrëveshjes, me ndihmën e Uashingtonit, për një armëpushim të mundshëm në Detin e Zi.

"Jemi të kënaqur me mënyrën pragmatike dhe konstruktive në të cilën po zhvillohet ky dialog, i cili gjithashtu po jep rezultate", deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke shtuar se kontaktet "me të vërtetë intensive" me SHBA-në ende janë në vijim.

Ai konfirmoi se është në fuqi urdhri i presidentit Vlladimir Putin për moratorium të sulmeve ndaj sistemit energjetik të Ukrainës. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s