Kallas: Mali i Zi duhet të fokusohet në reforma, sepse ka ende shumë për të bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE
- Mali i Zi duhet të fokusohet në reforma, sepse ka ende shumë për të bërë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, deklaroi sot në kryeqytetin malazez Podgoricë, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Podgoricë, 7 prill 2025 (MIA) - Mali i Zi duhet të fokusohet në reforma, sepse ka ende shumë për të bërë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, deklaroi sot në kryeqytetin malazez Podgoricë, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Ajo sot e filloi turneun në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Pas Malit të Zi do të vizitojë Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Kjo është vizita e saj e parë si shefe e diplomacisë evropiane në vendet e rajonit.
“Mali i Zi është një partner jashtëzakonisht i vlefshëm, prandaj ne po fillojmë me Malin e Zi, sepse ju keni bërë përparim shumë të mirë në rrugën evropiane”, tha Kallas në konferencën për shtyp me kryeministrin malazez Milojko Spajiq.
Ajo e theksoi mbështetjen e BE-së për integrimin evropian të vendit dhe e përshëndeti përkushtimin e Malit të Zi për reforma.
Sipas Kallas, për procesin e anëtarësimit janë të nevojshme reforma shumë komplekse. ls/
Foto: EPA