Mersie: Edhe Maqedonia e Veriut mund të marrë pjesë në furnizimet e mbrojtjes përmes Instrumentit SAFE
- Vendet e treta që nuk janë anëtare të BE-së mund të bashkohen dhe të marrin pjesë në projekte për furnizimin e pajisjeve dhe teknologjisë së mbrojtjes përmes Instrumentit "Veprimet e sigurisë për Evropën" (SAFE), nëse kanë lidhur marrëveshje partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen me Bashkimin Evropian, informoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për sovranitet teknologjik, mbrojtje, hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie.

Bruksel, 7 prill 2025 (MIA) - Vendet e treta që nuk janë anëtare të BE-së mund të bashkohen dhe të marrin pjesë në projekte për furnizimin e pajisjeve dhe teknologjisë së mbrojtjes përmes Instrumentit "Veprimet e sigurisë për Evropën" (SAFE), nëse kanë lidhur marrëveshje partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen me Bashkimin Evropian, informoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për sovranitet teknologjik, mbrojtje, hapësirë dhe hulumtim, Toma Renie.
"Vendet e treta që mund t'i bashkohen këtij grupi dhe të bëjnë blerje të përbashkëta janë Norvegjia, Moldavia, Koreja e Jugut, Japonia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut", deklaroi Renie.
Këto vende të treta me marrëveshje të lidhura për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes mund të marrin pjesë në Instrumentin SAFE së bashku me anëtarët e BE-së dhe EFTA-s, si dhe Ukrainën.
Nëntorin e kaluar, vendi dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Partneritetit për siguri dhe mbrojte, duke e bërë atë të parën në rajonin e Ballkanit Perëndimor që lidh një marrëveshje të tillë me BE-në.
Instrumenti i dedikuar SAFE, i krijuar në kuadër të Planit “Riarmatimi i Europës” i Komisionit Evropian, është një fond prej 150 miliardë eurosh i destinuar për financimin e investimeve në kapacitetet mbrojtëse të Evropës, i cili do të paguhet me kërkesë të vendeve të interesuara për projekte të përcaktuara me planet e tyre kombëtare të mbrojtjes. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s