• Sunday, 27 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një gazetar humbi jetën në një sulm izraelit mbi Gazë

Një gazetar humbi jetën në një sulm izraelit mbi Gazë

Gazë, 7 prill 2025 (MIA) – Të paktën dy persona humbën jetën, në mesin e të cilëve edhe një gazetar në sulmin e mbrëmshëm izraelit në të cilin janë goditur tenda para dy spitaleve të mëdha në Rripin e Gazës. Sipas mjekëve palestinezë, nëntë persona janë plagosur, prej të cilëve gjashtë janë gazetarë. 

Sipas informacioneve nga spitalet, edhe 15 persona humbën jetën në sulme të ndara përgjatë Rripit të Gazës. 

Lufta, e cila zgjat tashmë 18 muaj, filloi me sulm të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor të vitit 2023, në të cilin ishin vrarë rreth 1.200 njerëz, ndërsa peng ishin marrë 251. Edhe 59 persona ende janë në robëri, prej të cilëve për 24 besohet se janë gjallë. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, më shumë se 50.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin vrarë në ofensivë izraelite në Gat si përgjigje e këtij sulmi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s