Netanjahu. Do ta okupojmë territorin e Rripit të Gazës nëse Hamasi nuk i liron pengjët
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot e ka përsëritur kërcënimin e tij se do ta okupojë territorin e Rripit të Gazës, nëse Hamasi nuk i liron pengjët tjerë, të cilët ende i mban.
- Post By Besnik Shuki
- 13:43, 26 March, 2025

Tel Aviv, 26 mars 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot e ka përsëritur kërcënimin e tij se do ta okupojë territorin e Rripit të Gazës, nëse Hamasi nuk i liron pengjët tjerë, të cilët ende i mban.
"Nëse Hamasi vazhdon të refuzojë t'i lirojë pengjët tanë, aq më i fuqishëm do të jetë represioni që e zbatojmë", tha Netanjahu në Kuvend, shkruan "Tajm of Izrael".
Ai shtoi se kjo “përfshin pushtimin e territorit dhe punë tjera”.
Qindra palestinezë janë vrarë, ndërsa më shumë se 1.000 janë plagosur në fushatën e përtërirë ajrore të Izraelit në Gazë nga dita e martë, duke minuar marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbimin e të burgosurve, që hyri në fuqi në janar. bsh/
Foto: MIA arkiv