Ukraina thotë se vetëm anëtarësimi i plotë në NATO është "garanci e vërtetë e sigurisë"
- Autoritetet ukrainase sot kanë bërë thirrje për anëtarësim të "plotfuqishëm" në NATO, si garancinë e vetme e sigurisë kundrejt pushtimit rus, para takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel.
Kiev, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Autoritetet ukrainase sot kanë bërë thirrje për anëtarësim të "plotfuqishëm" në NATO, si garancinë e vetme e sigurisë kundrejt pushtimit rus, para takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel.
"Jemi të bindur se e vetmja garanci e vërtetë për sigurinë e Ukrainës, si dhe një pengesë për agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës dhe vendeve të tjera, është anëtarësimi i plotfuqishëm i Ukrainës në NATO", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kiev.
Foto: Arkivi i MIA-s