• Friday, 21 February 2025

Trampi e quajti Zelenskin "diktator", duke e thelluar hendekun mes dy liderëve

Trampi e quajti Zelenskin

Uashington, 19 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp në kumtimin e sotëm në rrjetin e tij social Truth Social doli me sulm të ri ndaj kolegut të tij ukrainas, Volodimir zelenski duke e quajtur atë "diktator". Reagimi i Trampit është replikë ndaj deklaratës së djeshme të presidentit ukrainas i cili tha se "Trampi jeton në flluskë dezinformatash" me atë që konsideron se mund të arrijë paqe në Ukrainë përmes negociatave të drejtpërdrejta me Moskën, duke i anashkaluar Ukrainën dhe Evropën.

"Zelenski duhet të reagojë shpejtë ose do të mbetet pa vendin e tij", shkroi Trampi.

Në kumtimin më të gjatë, Zelenskin e quajti "diktator" dhe shtoi: E dua Ukrainën, por ajo që bëri Zelenski është e tmerrshme, vendi i tij është i shkatërruar dhe miliona e humbën jetën pa nevojë.

Shtoi se SHBA-ja po punon në "negociata të suksesshme për përfundimin e luftës me Rusinë".

Trampi e kahëzoi kritikën e tij edhe drejt Evropës, duke cekur se lufta në Ukrainë "është shumë më e rëndësishme për Evropën se sa për ne".

"Kemi oqean të madh të bukur i cili na ndan", tha ai dhe shtoi se Evropa nuk arriti të sjellë paqe në rajon. ab/