Trafiku nëpër disa rrugë të lagështa, mjegull në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec
- Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës prej 50 - 100 metra ka në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec - Veles, informon LAMM.
Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës prej 50 - 100 metra ka në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec - Veles, informon LAMM.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
"Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë", njoftoi LAMM. mb/
Foto: MIA