Në KURO vitin e kaluar janë regjistruar 73 persona me kancer në qafën e mitrës, më së paku në dhjetë vitet e fundit
- Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup gjatë vitit 2024 ka pasur 73 persona të saporegjistruar me kancer në qafën e mitrës, informoi sot drejtori Igor Stojkovski në konferencë për shtyp, me rastin e javës për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:33, 28 January, 2025
Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup gjatë vitit 2024 ka pasur 73 persona të saporegjistruar me kancer në qafën e mitrës, informoi sot drejtori Igor Stojkovski në konferencë për shtyp, me rastin e javës për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës.
Sipas Aleksandra Grozdanova, koordinatore kombëtare për imunizim, përfshirja me vaksinim HPV në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 ka arritur deri 58,8 për qind.
"Sipas të dhënave të fundit që janë ndarë edhe në Sofje, përveç në Slloveni, në rajon, të gjitha vendet tjera në rrethinë, Maqedonia është lider në këtë segment. Dy faktorët shumë ndikojnë - shumë më gjatë vaksinojmë nga të gjithë tjetër dhe me të vërtetë shumë kemi punuar në këtë segment", shtoi Grozdanova.
Ajo përkujtoi se nga viti i kaluar, në shtetin tonë është e qasshme edhe vaksina nëntëvalente HPV. Krahas vajzave, mund të vaksinohet edhe djemtë.
"Vaksinimi neutral gjinor e nxit barazinë dhe u jep mundësi edhe burrave të kenë mbrojtje të drejtpërdrejtë dhe të zvogëlohet rreziku për transmetim", u theksua në ngjarjen.
Profesori doktor Goran Dimitrov vlerëson se parandalimi shtrihet në shkuarjen e rregullt në kontrolle, marrjen e testit HPV dhe vaksinimi.
"Incidenca e kancerit të qafës së mitrës është diku mes 11, 12, 13 gra në 100.000, që do të thotë se ne nuk jemi edhe aq keq. Ne jemi diku në mes kur flasim për Evropë. Më keq se ne janë Bullgaria, Rumania, Rusia. Në rajonin, më së miri qëndron Sllovenia", tha ai. bsh/
Foto dhe video: MIA