• Thursday, 30 January 2025

Në Kodër të Diellit 0 gradë, 10 në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Në Kodër të Diellit 0 gradë, 10 në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli

 Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 0 gradë Celsius, 2 në Hanet e Mavrovës, 3 në Berovë dhe Llazaropole, 4 në Kriva Pallankë, Pretor, Krushevë, 5 gradë në Manastir dhe Prilep, 6 në Tetovë, Ohër, Dibër, Kumanovë, Veles dhe Kavadar, 7 gradë në Vinicë dhe Strumicë, 8 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe 10 gradë në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Në 24 orët e kaluara, informuan nga DPHM, ka rënë 21 litra sediment për metër katror në Kodër të Diellit, 15 në Tetovë, 14 në Dibër, 10 në Gjevgjeli, 8 në Hanet e Mavrovës, 7 në Strumicë, 6 në Llazaropole, 5 në Krushevë, 4 në Ohër, Pretor, 3 në Manastir, Kumanovë dhe Kavadar, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Veles dhe Topollçan, 1 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Vinicë dhe Berovë.

 Lartësia e shtresës së borës në orën 7 ishte 36 centimetra në Kodër të Diellit, dhe 19 në Hanet e Mavrovës.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugore, ku do të ketë reshje të rrëmbyeshme të kohëpaskohshme të shoqëruara me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 10 deri në 14 gradë. 

 Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa pjesë të luginës me kushte për reshje të dobëta të shiut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s