• Friday, 31 January 2025

Është iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prokurorit të lartë publik të Shkupit dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori

Është iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prokurorit të lartë publik të Shkupit dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik miratoi vendim për inicimin e procedurës disiplinore kundër Prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së lartë pubike Shkup dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori. Procedura është inicuar për shkelje të renda disiplinore, duke përfshirë parregullsi në verifikimin e lëndëve dhe punë joprofesionale në disa raste.

"Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në punën e Prokurorisë Publike njëzëri ka miratuar vendim me të cilin ka filluar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, për kryerjen e shkeljes së rëndë disiplinore nga neni 91, paragrafi 1, linja 1 dhe 6 e Ligjit për Prokurorinë Publike. Komisioni, po ashtu, njëzëri ka miratuar vendim për fillimin e procedurës disiplinore kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup dhe një prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup për kryerjen e shkeljes së rëndë disiplinore konform neniz 91 paragrafi 6 të Ligjit për Prokurorinë Publike", qëndron në komunikatën e Prokurorisë.

Duke vepruar sipas propozimt të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç shtojnë, Komisioni ka mbajtur debat në të cilin i ka shqyrtuar raportet me shkrim të raportuesve për propozimin për inicimin e procedurave disiplinore dhe deklaratat me shkrim të prokurorëve publik, pas së cilës ka vendosur se ekziston dyshimi i arsyeshem se në të dyja rastet prokurorët publikë kanë bërë shkelje të rënda disiplinore. 

"Në rastin e parë, procedurë disiplinore është iniciuar kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e verifikimit të lëndëve në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. Procedura e dytë disiplinore është iniciuar kundër një prokurori publik nga Prokuroria e lartë publike Shkup për shkak të punës joprofesionale dhe të pakujdesshme në 4 lëndë në të cilat ka hequr dorë nga ankesa apo aktakuza, si dhe kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, para kujt është referuar dhe me pëlqimin e kujt është marrë vendim për tre nga rastet e lartpërmendura", theksojnë ata.

Meqenëse prokurori i lartë publik i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup tashmë është distancuar nga detyra për shkak të procedurës penale që po zhvillohet kundër tij, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka vendosur që ta distancojë nga detyra edhe prokurorin tjetër publik ndaj të cilit është ngritur procedurë disiplinore, për sa kohë që zgjat procedura kundër tij. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s