• Thursday, 30 January 2025

Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim mes Komunës së Strugës dhe Ambasadës së SHBA-së për Këndin amerikan në Strugë

Nënshkruhet memorandum për bashkëpunim mes Komunës së Strugës dhe Ambasadës së SHBA-së për Këndin amerikan në Strugë

Strugë, 28 janar 2025 (MIA) – Kryetari i Komunës Strugë, Ramiz Merko sot nënshkroi Memorandum për Bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RMV për Këndin Amerikan në Strugë, për periudhë prej pesë vjetëve. 

Memorandumi, siç bëri të ditur Komuna e Strugës, ishte nënshkruar në praninë e përfaqësueses së Këndit amerikan (American Corner) në Strugë, Ardita Emush. 

Këndi amerikan, sipas informacionit, është një nga projektet më të rëndësishme të realizuara mes Komunës së Strugës dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. 

“Do të përkushtohem gjithmonë ky të jetë në shërbim të të rinjve dhe të gjithë të tjerëve, të cilët janë të interesuar ta njoftojnë kulturën amerikane. Këndi është në kuadër të ndërtesës së re komunale dhe ndërmorëm si detyrim të realizohen të gjitha aktivitetet, të cilat dalin nga ky memorandum”, theksoi kryetari Merko. 

Ai e falënderoi ambasadën e SHBA-së dhe popullin amerikan që e zgjodhën Strugën si pjesë e rrjetit të këndeve në shtet. fc/

Fotografia: Komuna e Strugës