• Thursday, 30 January 2025

Pas pesë vjetëve mësim pa libra të gjuhëve të huaja, MASH filloi procedurë për furnizimin e tyre

Pas pesë vjetëve mësim pa libra të gjuhëve të huaja, MASH filloi procedurë për furnizimin e tyre

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) – Pas pesë vjetëve mësim të gjuhëve të huaja pa libra në arsimin fillor, udhëheqësia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe e Shërbimit Pedagogjik e filluan procedurën për furnizim, me qëllim që të njëjtat të sigurohen për vitin e ardhshëm 2025-2026, thonë nga MASH. 

Në thirrjen publike e cila është përgatitur në bazë të dispozitave nga Ligji i ri për libra në arsimin fillor dhe të mesëm, mund të paraqiten botues të huaj përmes përfaqësuesve vendorë edhe atë për miratimin e librave të Gjuhës Angleze nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe për libra të gjuhës franceze, gjermane, italiane dhe ruse nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Afati i fundit i paraqitjes është 28 mars 2025. 

“Procedura për furnizimin e të gjithë librave për gjuhët e huaja do të përfundojë në tërësi para fillimit të vitit shkollor. Nxënësit, një shtatorin do ta fillojnë pa halle se a do të kenë ndihmesa themelore për të përvetësuar materien mësimore, ndërsa mësimdhënësit pa detyrime vetë të gjejnë materiale dhe burime të informacioneve”, thonë nga MASH. 

Gjithashtu, informojnë se është publikuar edhe konkurs për përgatitjen e librave të rinj për klasën e shtatë, në bazë të programeve të reja mësimore edhe atë për lëndët Biologji, Kimi, Fizikë, Gjeografi, Arsim Qytetar dhe Gjuhë Shqipe si lëndë zgjedhore, por edhe libra për lëndën zgjedhore Gjuha dhe kultura e turqve prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë. Afati i paraqitjes është 31 mars 2025. 

MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ju bëjnë thirrje shtëpive botuese të tregojnë interesim dhe të paraqiten në thirrjet. Konkurrenca është me rëndësi të madhe për sigurimin e ndihmesave cilësore mësimore, të cilat do të mundësojnë proces të pandërprerë edukativ-arsimor. 

Të gjithë librat edhe më tutje do të mbesin falas, theksojnë nga MASH, me detyrim për nxënësit që të kujdesen për gjendjen e tyre dhe në fund të vitit shkollor t’i kthejnë në shkollë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s