Toshkovski: Po kryhet aksion lidhur me kontrabandimin e automjeteve luksoze
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot konfirmoi se po kryhet aksion i kahëzuar drejt shkatërrimit të një grupi të organizuar kriminel i cili merret me kontrabandim të automjeteve të shtrenjta motorizuese, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:03, 29 December, 2024
Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot konfirmoi se po kryhet aksion i kahëzuar drejt shkatërrimit të një grupi të organizuar kriminel i cili merret me kontrabandim të automjeteve të shtrenjta motorizuese, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
"Aksioni është i lahëzuar drejt një grupi të organizuar kriminel i cili merret me kontrabandim të automjeteve të shtrenjta motorizuese, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, për çka sot në mëngjes u kryen bastisje në disa lokacione. Vazhdojmë me luftën kundër të gjitha formave të krimit, sepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jetojnë në një shtet stabil dhe të sigurt", potencoi Toshkovski.
Ministri, siç kumtoi MPB, sot në mëngjes i vizitoi nëpunësit policorë në Njësinë për punë të brendshme në Gjorçe Petrov, ku prej së afërmi u njoftua me rrjedhën e aksionit që u krye sot nga ana e SPB Shkup në koordinim me Sektorin për polici kriminalistike.
Paraprakisht sot nga Prokuroria informuan se nën kryesimin e prokurorit publik nga Prokuroria themelore oublike Shkup prej sot në mëngjes po ndërmerren veprime për sigurimin e dëshmive në procedurën për vepra penale me kontrabandim të automjeteve luksoze nga jashtë.
Prokurori publik kompetent nga gjykatësi i procedurës paraprake siguroi urdhëresa për bastisje në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera.
Në mesin e të akuzuarve ka edhe persona zyrtarë dhe një shtetas i huaj.
"Bastisjet kryhen nga pjesëtarë të MPB-së, ndërsa për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës dhe për veprimet konkrete për të cilat ekzistojnë dyshime se i ka kryer secili nga personat e involvuar, Prokuroria do të informojë pas përfundimit të tyre", theksojnë nga atje. ab/