• Friday, 03 January 2025

Taravari: Në vitin e ri 2025 paga më të larta, punësime të reja dhe investime të reja në shëndetësi

Taravari: Në vitin e ri 2025 paga më të larta, punësime të reja dhe investime të reja në shëndetësi

Shkup, 1 janar 2024 (MIA) - Viti i Ri 2025 do të jetë i mbarë edhe për punëtorët në shëndetësi, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke potencuar se do të ketë paga më të larta, punësime të reja dhe investime të reja në shëndetësi.

"Këtë e kërkojnë punëtorët shëndetësorë, kushte më të mira që në fund çdoherë pacientët të marrin shërbime më të mira", deklaroi sot Taravari, i pyetur nëse do të jetë i mbarë viti i ri edhe për për punëtorët në shëndetësisë pas vizitës së foshnjës së lindur të parë në vitin e ri 2025 në KGJO.

Lidhur me reformat në shëndetësi, ai theksoi se kanë filluar, por ato nuk do të ndodhin gjatë natës.

"Reformat nëse i prisni për një natë apo në gjashtë muaj, kjo nuk funksionon. Tashmë kemi filluar reformat - e shihni - listën pozitive të barnave, punësimin masiv, Këshilli në Ministri tashmë po punon për hartimin e një strategjie për decentralizimin e shëndetësisë. Po punohet edhe për një ligj të ri për shëndetësinë, ndoshta janë 10-15 ligje të shëndetësisë që presin të vijnë në Kuvend. Shpresoj që Strategjia të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe para se të bëhet publike, të thirren ekspertë, të thirren parti tjera politike, jo vetëm nga pushteti, që të kemi një strategji që nuk do të ndryshojë çdo vit", thotë Taravari për strategjinë që ka të bëjë me periudhën deri në vitin 2030. bsh/

Foto: MIA