• Saturday, 04 January 2025

Hapet Qendra e Skijimit “Mihajllovo”

Hapet Qendra e Skijimit “Mihajllovo”

Kavadar, 1 janar 2025 (MIA) - Qendra e skijimit "Mihajllovo' sot edhe zyrtarisht është hapur, ndërsa skiatorët e parë kanë pasur mundësi të relaksohen në borën në malin Kozhuv, rreth 40 kilometra nga Kavadari. Ka teleferik në gjatësi prej 370 metrave me kapacitet prej 600 personave në një orë dhe brez skijimi me kapacitet prej 800 personave.

Kryeministri Hristijan Mickoski, uroi kryetarin e komunës së Kavadarit, Mitko Jançev për këtë objekt të mrekullueshëm, këtë pistë skijimi dhe të gjitha ato kompani me përgjegjësi shoqërore që morën pjesë në ndërtimin e kësaj piste për skijim.

"Kjo është një mundësi jashtëzakonisht e madhe për qytetarët e Kavadarit, por jo vetëm për qytetarët e Kavadarit, por edhe për ata që vijnë nga të gjitha anët e vendit të shijojnë këto bukuri të mrekullueshme natyrore, të relaksohen dhe do të doja që kjo të jetë vetëm për fillim e më pas ky vend dhe ky rajon të zhvillohen edhe më shumë, sepse me të vërtetë mali dhe gjithçka që rrethon këtë pistë skijimi është diçka që paraqet një raritet natyror", tha Mickoski.

Ai shtoi se si Qeveri do të vazhdojnë të ndihmojnë edhe në të ardhmen.

"Tani në muajin shkurt do të shpallet thirrje e re për komunat që të aplikojnë me projekte të reja që do të financohen nga Qeveria. Kështu që, kur punohet bashkarisht, suksesi është këtu. Edhe një herë urime dhe të përdoret kjo pistë për skijim me mbarësi dhe për të mirë", tha kryetari i Qeverisë, Mickoski. bsh/

Foto: MIA/MPB