Ngritet procedurë hetimore ndaj një 23 vjeçari për veprime gjinore ndaj një të mituri
- Procedurë hetimore ka filluar kundër një 23-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer akte seksuale ndaj një fëmije nën moshën 15 vjeçare në Zhelinë, që është vepër penale në pajtim me Nenin 188 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
- Post By Sara Ademi
- 11:10, 4 January, 2025
Shkup, 4 janar 2025 (MIA) - Procedurë hetimore ka filluar kundër një 23-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer akte seksuale ndaj një fëmije nën moshën 15 vjeçare në Zhelinë, që është vepër penale në pajtim me Nenin 188 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë, me kërkesë të prokurorit publik i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Prokuroria Publike e Shtetit ka njoftuar sot se i dyshuari më 2 janar në orët e mbrëmjes e ka ndaluar fëmijën 11-vjeçar dhe e ka tërhequr zvarrë në një objekt në ndërtim afër shtëpisë së tij në Zhelinë, pas së cilës ka filluar të kryejë akte të tjera gjinore para tij. Fëmija ka thirrur për ndihmë, por i dyshuari nuk e ka lënë të largohet, derisa babai i fëmijës i ka dëgjuar thirrjet dhe i ka rezistuar, pas së cilës i dyshuari ka ikur. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s