• Tuesday, 07 January 2025

Në vitin 2024 më së shumti paraqitje për helmime me ushqim dhe për produkte me afat të skaduar

Në vitin 2024 më së shumti paraqitje për helmime me ushqim dhe për produkte me afat të skaduar

Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Qarkullimi i brendshëm i ushqimit me prejardhje nga kafshët dhe jo nga kafshët, prej fillimit të vitit 2024 përfundimisht me nëntorin, ishte mbuluar me rreth 30 000 kontrolle të kryera tek operatorët në kuadër të mbikëqyrjeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të realizuara. Si të pasigurta janë asgjësuar rreth pesëdhjetë tonë ushqim, për mënjanim për shkak të paregullsive të konstatuara janë dhënë rreth 2 000 vendime, ndërsa janë shqiptuar edhe përafërsisht 300 gjoba.

Analizat e të dhënave për mbikëqyrjet e realizuara në vitin 2024, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do t'i evaluojë në muajt e parë të vitit. Ato do ta japin numrin e saktë - sa gjithsej kontrolle kanë kryer veterinarët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit në qarkullimin e brendshëm dhe gjatë importit.

Siç thonë për MIA-n nga AUV, kontrollet e realizuara deri më tani në qarkullimin e brendshëm dhe gjatë importit, 117 465, premtojnë se jo vetëm se do të arrihen, por edhe do të tejkalohen 125 909 kontrollet e kryera në vitin 2023 të operatorëve me ushqim në vend dhe të dërgesave që importohen dhe tranzitojnë nëpër shtet.

Në gjysmën e dytë të vitit 2024, Agjencia për ushqim dhe vetrinari i intensifikoi kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese, duke e vënë theksin në kontrollet të cilat i kreu tek operatorët me ushqim të cilët punojnë me kategoritë e ndjeshme të qytetarëve: kënde të lojërave për fëmijë, azile, kuzhina në kopshte dhe shkolla fillore dhe speciale, tregje të gjësendeve të vjetra, por edhe në objekte gastronomike.

"Gjatë importit të ushqimit me prejardhje jo nga kafshët janë realizuar 44 137 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa gjatë importit të produkteve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin, 10 352. Inpektorët për ushqim në vendkalimet kufitare, si të pasigurta, kanë kthyer/asgjësuar 7 dërgesa me mbi 74 tonë ushqim të pasigurt me prejardhje jo nga kafshët", theksojnë nga AUV.

Lidhur me mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve, janë kryer mbi 14 000 kontrolle inspektuese nga ana e veterinatëve zyrtarë lidhur me zbatimin e ligjeve nga fusha e mbrojtjes shëndetësore, mirëqenies së kafshëve dhe identifikimin dhe regjistrimin e tyre. Janë dhënë 267 vendime për edukim, 136 urdhëresa/ndalesa për mënjanim të mangësive të konstatuara nga kontrollet.

"Sa i përket kontrolleve të veterinarëve zyrtarë në vendkalimet kufitare, gjatë importit të ushqimit me prejardhje nga kafshët, ushqimit për kafshët dhe importit të kafshëve të gjalla, nga janari janë kryer 20 479 mbikëqyrje prej të cilave 15 431 të dërgesave për import dhe 5 048 kontrolle lidhur me dërgesat të cilat tranzitojnë nëpër vend", përmendin nga Agjencia.

Gjithsej 14 nga dërgesat kanë qenë të pasigurta. Janë kthyer 9 dërgesa, ndërsa në mënyrë të padëmshme janë asgjësuar 5 dërgesa nga importi.

"Këtë vit, në Bazën e të dhënave për kryerje të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të Sektorit për mbrojtje të konsumatorëve janë evidentuar gjithsej 317 nisma. Rezultate më të shpehta në nisma mbeten paraqitjet për sipërmarrësi të pandërgjegjshme 36 dhe për sulme dhe kafshime nga qeni 14. Sa i përket ushqimit, primatin e kanë nismat për dyshim të helmimit me ushqim (13), për prodhime me afat të skaduar (12), për prani të kontaminuesve (8), si dhe për mungesë higjiene (7), informojnë nga AUV për MIA-n.

Mirjana Çakarova

Foto: МIА arkivi