• Saturday, 08 February 2025

Nesër ftohtë me mjegull të mëngjesit nëpër lugina

Nesër ftohtë me mjegull të mëngjesit nëpër lugina

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Nesër do të jetë ftohtë me kushte për mjegull paradite në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -6 deri në 1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë kushte për mjegull, gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Moti në ditët në vijim do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura negative të mëngjesit në shumë vende, kurse gjatë ditës do të jetë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit. Nga mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale kryesisht të borës. mb/

Foto: MIA