• Friday, 03 January 2025

Në Vitin e Ri me rritje minimale të çmimit të energjisë elektrike, edhe më tej tarifë e lirë ditore nga ora 13 deri në orën 15

Në Vitin e Ri me rritje minimale të çmimit të energjisë elektrike, edhe më tej tarifë e lirë ditore nga ora 13 deri në orën 15

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga sot është 0,92 për qind. Në bllokun e parë është më i lartë me 0,68 për qind, në të dytin me 0,9, në të tretin me 1,93 dhe në të katërtin me 2,24 për qind dhe tarifa e lirë është më e shtrenjtë për 0,9 për qind. Me këtë qytetarët do të kenë rritje minimale të faturave, ndërsa tarifa e lirë ditore të paktën deri në pranverë mbetet nga ora 13 deri në 15. Një familje mesatare që deri më tani ka pasur një faturë prej 2.300 denarë, tani do të duhet të ndajë vetëm plus 21 denarë për ta mbuluar atë.

Kjo u mundësua pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) për herë të parë përdori mekanizmin e kontrollit gjatë përcaktimit të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, sepse furnizuesi universal EVN Houm, kërkoi që çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 janari të rritet për 4.4 për qind. Më parë KRRE për shtatë për qind ka ulur tarifën e rrjetit, ndërsa EMV ka ofruar një çmim prej 62 euro për megavat orë dhe mbulim prej 100 për qind të sasive totale të planifikuara në tenderin e furnizuesit universal.

"Ky është vendimi ynë i parë në të cilin kemi përdorur mekanizmin e kontrollit në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël. EVN Houm si furnizues universal deri te KRRE ka dorëzuar një vendim për kontroll dhe shqyrtim më 5 dhjetor. Sipas kërkesës së tyre, çmimi për amvisëri duhej të ishte rritur për 4.4 për qind. Në pjesën më të madhe, nuk kemi pasur dallime dhe dallimi i vetëm që ekziston mes asaj që kemi miratuar dhe asaj që ka paraqitur EVN është në aspektin e faktorit korrigjues. Për të siguruar stabilitet të çmimeve dhe çmime që do të kenë ndikim minimal në shpenzimet totale të energjisë elektrike për qytetarët, kemi vepruar në këtë mënyrë", ka thënë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski në një konferencë për media.

Постои можност сметките за потрошена електрична енергија за март, април и мај годинава да се плаќаат на рати поради актуелната состојба со коронавирусот, порача денеска претседателот на Регул

Ai shpjegoi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë përbëhet nga dy pjesë, një pjesë është energjia, pjesa tjetër është tarifa e rrjetit.

"Tarifa e rrjetit për të gjitha blloqet është e njëjtë dhe arrin 2,14 denarë. Me vendimin e ri për bllokun e parë, çmimi i energjisë është 4,44 denarë, ndërsa bashkë me tarifën e rrjetit është 6,58 denarë për kilovat orë. Çmimi total për bllokun e dytë është 7,71 denarë, për bllokun e tretë 9,57, ndërsa për bllokun e katërt 20,4 denarë, ndërsa tarifa e lirë është 4,12 denarë", ka thënë Bislimoski.

Rritja minimale e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, shtoi ai, është bërë e mundur me vendimin e KRRE-së e cila ka ulur çmimin e tarifës së rrjetit, para së gjithash në pjesën e shpërndarjes.

"Kjo na mundësoi të kemi një pozicion më komod kur morëm këtë vendim që ka të bëjë me furnizuesin universal. Përkundër faktit se EMV e rriti nga 60 në 62 euro për megavat orë çmimin me të cilin ia shet energjinë elektrike EVN Houm, ulja e çmimit të tarifës së rrjetit na lejoi ta marrim këtë vendim", theksoi Bislimoski.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) mori vendim me të cilin çmimi i MEPSO-s për transmetimin e energjisë elektrike nga 1 janari rritet për 5,68 për qind, çmimi për shpërndarjen e Elektrodistribuimit ulet për 5,52 për qind, ndërsa çmimi i operatorit në tregun e energjisë elektrike MEMO rritet në 19,8 për qind. 

Ndikimi i çmimit të MEPSO-s për transmetim të energjisë elektrike ndaj çmimit përfundimtar sipas të cilit konsumatorët i paguajnë faturat e rrymës është 4 për qind, çmimi i shpërndarjes ndikon 33 për qind ndaj çmimit përfundimtar, ndërsa çmimi i MEMO ndikon vetëm 0,19 për qind. Në përgjithësi tre zërat ndikojnë me 38 për qind ndaj çmimit përfundimtar për konsumatorët. 

"Kemi arritur të ulim tarifën e rrjetit për faktin se disa kompani kanë pasur më shumë fitim të realizuar se sa është miratuar nga KRRE dhe kjo ka mundësuar që të vendosemi në një situatë kaq të favorshme. Për momentin, amvisëritë tarifën e rrjetit e paguajnë 2,3 denarë, ndërsa nga 1 janari do të jetë 2,14 denarë për kilovat orë energji elektrike të konsumuar", sqaroi atëherë Bislimoski.

KRRE edhe vitin e kaluar në qershor miratoi një rritje minimale prej 0.4 për qind të çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku deri në fund të vitit 2024. Njëkohësisht, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë familjare në bllokun e parë ka mbetur i njëjtë, në bllokun e dytë ka pasur rritje prej 0,85 për qind, në bllokun e tretë 1,92 për qind dhe në bllokun e katërt 1,88 për qind, ndërsa çmimi energjisë elektrike të lirë është rritur për 0.65 për qind.

Далновод

"Të marrim një vendim të tillë, ku realisht nuk ka ndryshime, na ka mundësuar fakti që i kemi dhënë kahe furnizuesit universal EVN Houm që të blejë 15 për qind të sasive që nuk janë të garantuara në bursën e energjisë elektrike që funksionon në Maqedoni, në periudhën kur çmimi i energjisë elektrike është afër çmimit që ofroi EMV në tenderin prej 60 euro për megavat orë dhe krahas ndryshimeve të Ligjit për energjetikë që kaloi në Kuvend i cili mundësoi që çmimi i ri të aplikohet në marzhën që tani është 9,9 për qind, ndërsa më parë ishte 11,5 për qind", ka thënë atëherë Bislimoski.

Në tenderin e shpallur nga furnizuesi universal EVN Houm në qershor të vitit 2024 është pranuar çmimi i SHA EMV prej 60 euro për megavat orë për të mbuluar 85 për qind të nevojave të tregut të rregulluar, ndërsa për pjesën e mbetur prej 15 për qind janë pranuar tre oferta, por asnjë nuk u pranua sepse ofertat ishin më të larta se çmimet momentale të tregut.

Siç ka bërë të ditur tashmë kryetari i KRRE-së, deri në pranverë nuk do të ketë ndryshim në periudhën kohore gjatë së cilës amvisëritë mund të përdorin tarifën e lirë ditore për energjinë elektrike.

"Kishim një takim me EMV-në dhe EVN Houm në fillim të tetorit 2024 për të prezantuar një orë shtesë të tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike për amvisëri. Nga analizat tona rezulton se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë është më i ulëti ndërmjet orës prej 12 deri ora 16, ndërsa më i larti nga ora 20 deri në orën 24. Duke pasur parasysh se amvisëritë tona tashmë kanë fituar shprehi sa i përket tarifës së lirë, ne kemi vendosur që deri në pranverë të vitit 2025 gjendja të mbetet ashtu siç është, dhe më pas në bazë të gjendjes në SHA EMV do të marrim vendime të mëtutjeshme", tha atëherë Bislimoski.

Ai theksoi se tarifë të lirë ditore të energjisë elektrike ka vetëm në vendin tonë.

Amvisëritë mund të përdorin tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë në periudhën prej orës 13 deri në orën 15 dhe nga ora 22 deri në orën 7, si dhe të dielën gjatë gjithë ditës.

Valentin Jankovski

Foto: arkivi i MIA-s