• Monday, 14 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim Tramp-Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë

Takim Tramp-Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Donald Tramp, me çka u bë lideri i parë i huaj që e vizitoi Uashingtonin pas shpalljes së Trampit të tarifave të reja për më shumë vende.

Ende nuk është e njohur nëse me këtë vizitë, Netanjahu do të arrijë zvogëlimin ose heqjen e tarifave për produktet izraelite, por takimi mund të hapë dyer për përpjekje të ngjashme diplomatike nga liderë tjerë.

Tramp e priti Netanjahun para hyrjes në Shtëpinë e Bardhë me një shtrëngim duarsh, duke injoruar pyetjet e gazetarëve në lidhje me rënien e bursave globale dhe tarifat ndaj Izraelit.

Pak para takimit, Shtëpia e Bardhë kumtoi se konferenca e përbashkët për shtyp e dy liderëve u anulua. Shkaku i anulimit nuk u bë me dije, por Tramp dhe Netanjahu pritej të japin deklarata në fillim të takimit të tyre në Dhomën Ovale. bsh/

Foto: EPA