• Friday, 25 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Raketa izraelite e qëlluan spitalin Al-Ahli në Gazë

Raketa izraelite e qëlluan spitalin Al-Ahli në Gazë

Gazë, 13 prill 2025 (MIA) - Dy projektile izraelite e kanë qëlluar ndërtesën në kuadër të spitalit kryesor Al-Ahli në Gazë, duke e shkatërruar shërbimin për ndihmë urgjente dhe repartin për pranim, e në të njëjtën kohë kanë shkaktuar dëm edhe në pjesë tjera të objektit, kumtuan mjekë nga spitali.

Pas sulmit, spitali nën menaxhimin e komunitetit baptist arab filloi evakuim të pacientëve. Sipas raporteve të shërbimit civil për raste urgjente, nga ky sulm nuk ka viktima.

Një zëdhënës i armatës izraelite deklaroi se ushtria po e heton incidentin. bsh/

Foto: EPA