Dhjetëra të vrarë në sulmin rus në Sumi, Zelenski kërkon që bota ta dënojë Rusinë
- Dhjetëra civilë e kanë humbur jetën ose janë lënduar në sulmin balistik rus ndaj qytetit Sumi, kumtoi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në publikimin në rrjetet sociale.
- Post By Besnik Shuki
- 12:44, 13 April, 2025

Kiev, 13 prill 2025 (MIA) - Dhjetëra civilë e kanë humbur jetën ose janë lënduar në sulmin balistik rus ndaj qytetit Sumi, kumtoi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në publikimin në rrjetet sociale.
Sulmi ka ndodhur në një rrugë të qytetit, ku janë qëlluar ndërtesa, institucione arsimore dhe automjete. Sipas Zelenskit, sulmi ka ndodhur në festën ortodokse "Cvetnici", që e bën edhe më të vështirë për popullatën lokale.
Informatat e para tregojnë për dhjetëra të vrarë dhe civilë të lënduar. Zelenski ka shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe theksoi se në vijim është operacioni i shpëtimit, me angazhimin e të gjitha shërbimeve kompetente. Ai e dënoi sulmin, duke i quajtur autorët "kriminelë mizorë" dhe bëri thirrje për përgjigje të vendosur ndërkombëtare.
"Bota duhet të reagojë fuqishëm. SHBA-ja, Evropa, të gjithë në botë që duan t'i jepet fund kësaj lufte dhe këtyre vrasjeve. Rusia e dëshiron këtë lloj terrori dhe vazhdon luftën. Pa presion mbi Rusinë, paqja është e pamundur”, tha Zelenski. bsh/
Foto: Printskrin