• Sunday, 27 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 50 të vrarë në pjesën lindore të RD Kongo

Të paktën 50 të vrarë në pjesën lindore të RD Kongo

Goma, 13 prill 2025 (MIA) - Të paktën 50 persona kanë vdekur në sulmet e djeshme dhe sotme në pjesën lindore të Republikës demokratike të Kongos, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve.

Për sulmet dhe vrasjet, qeveria dhe grupi kryengritës M23, i mbështetur nga Ruanda, bënë akuza të ndërsjella.

Dhuna e ripërtërirë, e raportuar nga banorët e qytetit më të madh të rajonit, Goma, dhe zonave përreth tij, të kontrolluara nga kryengritësit M23, ishte kërcënimi më i madh për përpjekjet e vazhdueshme paqësore.

Konflikti prej dekadash midis Republikës Demokratike të Kongos dhe kryengritësve M23 u përshkallëzua në janar kur kryengritësit pushtuan qytetin strategjik lindor Goma, ndërsa më pas qytetin Bukavu në shkurt.

Në këtë konflikt deri më tani kanë vdekur rreth 3.000 persona, ndërsa rreth shtatë milionë janë zhvendosur, gjë që thellon një nga krizat më të rënda humanitare në botë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s