• Tuesday, 25 March 2025

Sulm rus ndaj një rajoni kufitar ukrainas, mes të lënduarve edhe fëmijë

Sulm rus ndaj një rajoni kufitar ukrainas, mes të lënduarve edhe fëmijë

Kiev, 24 mars 2025 (MIA) - Në sulmin raketor rus në rajonin verior ukrainas Sumi, u lënduan 28 persona, kumtuan autoritetet lokale.

Guvernatori i rajonit, Vollodimir Artiuh, deklaroi se në sulmin janë qëlluar ndërtesa dhe shkolla. Sipas tij, në momentin e sulmit, në shkollë është kryer evakuimi i fëmijëve.

Ushtruesi i detyrës kryebashkiak i Sumit, Artem Kobzar konfirmoi se mes të lënduarve ka katër fëmijë, por nuk saktësoi nëse ata kanë qenë në shkollë gjatë kohës së sulmit.

Rusia deri tani nuk e komentoi këtë informatë. bsh/

Foto: Arkiv