Erdogan: Partia kryesore opozitare do të përgjigjet për policët e lënduar dhe dëmin e shkaktuar gjatë protestave
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se protestat për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamogllu janë shndërruar në "lëvizje të dhunës" dhe paralajmëroi se partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP) do të japë përgjigje për policët e lënduar dhe për dëmin e shkaktuar gjatë protestave.
- Post By Besnik Shuki
- 18:41, 24 March, 2025

Ankara, 24 mars 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se protestat për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamogllu janë shndërruar në "lëvizje të dhunës" dhe paralajmëroi se partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP) do të japë përgjigje për policët e lënduar dhe për dëmin e shkaktuar gjatë protestave.
Erdogan pas takimit të Qeverisë në Ankara tha se "CHP duhet të ndalet me provokimin e qytetarëve".
Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja paraprakisht tha se protestuesit po kërcënonin sigurinë kombëtare, duke shtuar se në protestat pesëditore, 1.133 persona janë arrestuar, ndërsa janë lënduar 123 policë. bsh/
Foto: MIA arkiv