Kremlini zyrtarisht i konfirmoi marrëveshjet për armëpushim të pjesshëm
- – Kremlini zyrtarisht konfirmoi se Rusia është pajtuar në armëpushim të kufizuar në Detin e Zi.
- Post By Fitore Curri
- 19:35, 25 March, 2025

Moskë, 25 mars 2025 (MIA) – Kremlini zyrtarisht konfirmoi se Rusia është pajtuar në armëpushim të kufizuar në Detin e Zi.
Por, Rusia marrëveshjen e kushtëzon me heqjen e sanksioneve për bankat ruse të përfshira në tregtinë ndërkombëtare me ushqim dhe mbeturina dhe me lidhje me sistemin – Suift, i cili siguron komunikim të sigurt financiar ndërmjet bankave.
Kjo nënkupton se Rusia në praktikë kërkon heqjen e sanksioneve për bankat e saj, prodhuesit e ushqimit, eksportuesit dhe kompanitë e sigurimeve të përfshira në eksportin e ushqimit para se të hyjë në fuqi armëpushimi në Detin e Zi.
Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-ja ka arritur marrëveshje me Ukrainën dhe Rusinë që të sigurohet lundrim i sigurt në Detin e Zi dhe të hyjë në fuqi ndalesa për sulme ndaj infrastrukturës energjetike në të dyja vendet.
Në kumtesë bëhet e ditur se SHBA-ja do të ndihmojë që të kthehet qasja e Rusisë në tregun global për eksport bujqësor dhe mbeturina, të përmirësohet qasja në porte dhe sisteme të pagesave. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s