Negociatat mes delegacionit amerikan dhe atij rus në Riad vazhduan edhe pas më shumë se nëntë orëve
- Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë i vazhdojnë negociatat në Riad edhe pas më shumë se nëntë orëve, njoftojnë agjencitë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:12, 24 March, 2025

Riad, 24 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë i vazhdojnë negociatat në Riad edhe pas më shumë se nëntë orëve, njoftojnë agjencitë.
Paraprakisht, tre herë, negociatorët paralajmëruan ndërprerje. Sipas një përfaqësuesi të delegacionit rus, pjesëmarrësit tashmë kanë planifikuar t'i kryejnë konsultimet, por takimi ka vazhduar.
Negociatat mbahen pas dyerve të mbyllura në hotelin "Ric Karlton", ku Uashingtoni po tenton të ndërmjetësojë për armëpushim të kufizuar pas më shumë se tre viteve luftë në Ukrainë.
Fokus kyç i negociatave është sigurimi i ndërprerjes së sulmeve ndaj kapaciteteve energjetike. bsh/
Foto: EPA