Anketë: Tre të katërtat e ukrainasve besojnë në fitore në luftën me Rusinë
- Tre të katërtat e ukrainasve (74 për qind) besojnë në fitoren e Ukrainës në luftë, më shumë se gjysma e të cilëve (56 për qind) janë nga jugu i vendit, 67 për qind nga lindja, 79 për qind nga pjesët qendrore, ndërsa 81,5 për qind nga ukraina perëndimore, tregoi anketa e realizuar nga shërbimi sociologjik i Qendrës Razumkov në periudhën nga 28 shkurti deri më 5 mars.

Kiev, 25 mars 2025 (MIA) - Tre të katërtat e ukrainasve (74 për qind) besojnë në fitoren e Ukrainës në luftë, më shumë se gjysma e të cilëve (56 për qind) janë nga jugu i vendit, 67 për qind nga lindja, 79 për qind nga pjesët qendrore, ndërsa 81,5 për qind nga ukraina perëndimore, tregoi anketa e realizuar nga shërbimi sociologjik i Qendrës Razumkov në periudhën nga 28 shkurti deri më 5 mars.
Sipas hulumtimit, 16 për qind e të anketuarve në mbarë Ukrainën nuk besojnë në fitore, shumica e tyre në jug të vendit (24 për qind), pastaj në lindje (23 për qind), ndërsa në Ukrainën qendrore është 14 për qind dhe 11 për qind në pjesët perëndimore të vendit.
Për sa i përket asaj se çka mund të konsiderohet fitore, pothuajse një e treta e ukrainasve (30 për qind) që besojnë në fitore u përgjigjën se është dëbimi i trupave ruse nga i gjithë territori i Ukrainës dhe rivendosja e kufijve të janarit 2014.
Gjithashtu, 17 për qind do ta konsideronin si fitore shkatërrimin e ushtrisë ruse dhe avancimin e kryengritjes në Rusi dhe kolapsin e saj, 22 për qind cituan kthimin në status quo të 23 shkurtit 2022, 11 për qind cituan dëbimin e trupave ruse nga e gjithë Ukraina, me përjashtim të Krimesë, ndërsa 10 për qind e anketuesve e theksuan opsionin për t'i dhënë fund luftës edhe nëse ushtria ruse mbetet në territoret e pushtuara si rezultat i agresionit.
Po ashtu theksohet se pjesa e qytetarëve që besojnë se ngjarjet në Ukrainë po zhvillohen në një drejtim të mirë është 32 për qind, ndërsa pothuajse gjysma (46 për qind) besojnë se po zhvillohen në drejtim të gabuar. ls/
Foto: EPA