KB-ja e redukton personelin ndërkombëtar për një të tretën në Rripin e Gazës
- Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Aleksandra Veluçi deklaroi se KB-ja për një tretën do të reduktojë personelin ndërkombëtar në Rripin e Gazës për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.
- Post By Fami Bajrami
- 15:05, 25 March, 2025

Nju-Jork, 25 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Aleksandra Veluçi deklaroi se KB-ja për një tretën do të reduktojë personelin ndërkombëtar në Rripin e Gazës për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.
"Po përpiqemi të zvogëlojmë numrin e personelit ndërkombëtar për rreth një të tretën dhe atë për shkak se sekretari i përgjithshëm, Antonio Guteresh nuk ka fuqinë për të garantuar sigurinë e personelit të KB-së", theksoi Veluçi.
Ajo shtoi se nga reduktimi do të goditen Programi botëror për ushqim, Organizata botërore e shëndetësisë dhe UNICEF. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s