• Wednesday, 26 March 2025

Në sulmin rus ndaj qytetit ukrainas Sumi, janë lënduar 65 persona, mes të cilëve 14 fëmijë, kumtuan autoritetet lokale (PLT)

Në sulmin rus ndaj qytetit ukrainas Sumi, janë lënduar 65 persona, mes të cilëve 14 fëmijë, kumtuan autoritetet lokale (PLT)

Kiev, 24 mars 2025 (MIA) - Numri i të lënduarve në sulmin e sotëm rus me raketa ndaj qytetit ukrainas, Sumi është rritur në 65 persona, mes të cilëve 14 fëmijë, njoftuan mediumet botërore, duke iu referuar prokurorisë lokale.

Forcat ruse kanë kryer sulm me raketa ndaj një lagje të banuar në Sumi, njoftoi prokuroria në Fejsbuk.

Paraprakisht, agjencitë publikuan se në sulmin rus u dëmtua një objekt banesor dhe spital në Sumi, me ç'rast janë lënduar të paktën 28 persona, mes të cilëve katër fëmijë.

"Armiku ka kryer sulm me raketa në qendër të qytetit. Kemi dëmtime në disa ndërtesa dhe një shkollë. Fëmijët fshiheshin", publikoi në Telegram guvernatori i Sumit, Vollodimir Artiuh. bsh/

Foto: MIA arkiv