• Thursday, 20 February 2025

Sulm rus me dronë mbi Odesë - një i plagosur, mijëra pa rrymë

Sulm rus me dronë mbi Odesë - një i plagosur, mijëra pa rrymë

Kiev, 20 shkurt 2025 (MIA) – Në një sulm me dronë mbi Odesë, në të cilin ishin goditur objekte për ushqim publik dhe depo, një burrë 55-vjeçar është plagosur dhe hospitalizuar me lëndime të mesme të rënda, njoftoi guvernatori i rajonit, Oleg Kiper. 

Sulmi ka shkaktuar zjarre dhe dëmtime të ndërtesës administrative dhe një autolarje. Si pasoja e sulmit, rreth 5.000 banorë të një prej rajoneve të qytetit mbetën pa energji elektrike. 

Të gjitha shërbimet kompetente punojnë në largimin e pasojave. fc/

Fotografia: Arkivi