• Thursday, 27 June 2024

Spaleti i kërkoi falje gazetarit për vërejtjen e vrazhdë në konferencën për media

Spaleti i kërkoi falje gazetarit për vërejtjen e vrazhdë në konferencën për media

Berlin, 26 qershor 2024 (MIA) - Përzgjedhësi i Italisë, Luçiano Spaleti i kërkoi falje gazetarit për deklaratën e tij të vrazhdë.

Në konferencën për media pas barazimit (1:1) me Kroacinë të hënën, gazetari i Radio 24, Dario Riçi, pyeti nëse përbërja e fillimit është rezultat i marrëveshjes mes përzgjedhësit dhe ekipit. 

Spaleti ishte i acaruar me këtë pyetje dhe u përgjigj: "Sa vjeçar je? 51? Ke edhe 14 vjet të arrish moshën time, unë kam 65 vjet".

Riçi më vonë njoftoi se Spaleti i ishte lajmëruar dhe kishte kërkuar falje. 

Në zgjidhjen e situatës mori pjesë kryetari i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. fc/

Fotografia: EPA