• Friday, 28 June 2024

KE 2024: Foden e braktisë kampin e Anglisë

KE 2024: Foden e braktisë kampin e Anglisë

Gelzenkirhen, 26 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi anësor i Mançester Sitit, Fill Foden, përkohësisht e braktisi kampin e reprezentacionit të Anglisë në Gjermani, shkruan shtypi lokal. 

Ai u kthye në Britani të Madhe për shkak të problemeve urgjente familjare, konfirmuan pak më vonë nga FA.

Foden i filloi të gjitha tre ndeshjet e Anglisë deri më tani në Euro 2024, por nuk arriti të impresionojë dhe u zëvendësua kundër Sllovenisë dhe Danimarkës. Pritet që sulmuesi anësor t'u kthehet bashkëlojtarëve në ditët në vijim.

"Tre luanët" me pesë pikë dhe me vetëm dy gola të shënuar e fituan vendin e parë në grupin C, ndërsa më vonë sot do ta kuptojnë kundërshtarin në të tetën e finales. ab/

Foto: Fejsbuk/Reprezentacioni anglez i futbollit