• Saturday, 29 June 2024

Janë formuar dyshet për një të tetën e finales së Euro 2024

Janë formuar dyshet për një të tetën e finales së Euro 2024

Berlin, 27 qershor 2024 (MIA) – Me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së fundit të fazës së grupeve, janë bërë të ditur të gjithë pjesëmarrësit në plejofin për Kampionatin Evropian 2024.

Dyshet për fazën e një të tetës së finales së Kampionatit Evropian të Futbollit:

Spanjë (1B) - Gjeorgji (3F)

Gjermani (1A) - Danimarkë (2C)

Portugali (1F) - Slloveni (3C)

Francë (2D) - Belgjikë (2E)

Rumani (1E) - Holandë (3D)

Austri (1D) - Turqi (2F)

Angli (1C) - Sllovaki (3E)

Zvicër (2A) - Itali (2B).

Dy ndeshjet e para do të luhen të shtunën (29 qershor). Një të tetën e finales do ta hapin Zvicra dhe Italia (18:00), ndërsa Gjermania dhe Danimarka do të përballen në orën 21:00. ls/

Foto: Fejsbuk UEFA