• Thursday, 27 June 2024

Mbape e quajti Levandovskin "bir bushtre"

Mbape e quajti Levandovskin

Dortmund, 26 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi i përfaqësueses franceze Kilian Mbape e quajti futbollistin polak Robert Levandovski "bir bushtre" gjatë ndeshjes së djeshme të Euro 2024 kundër Polonisë (1:1), njoftoi "RMC Sport".

Levandovski në minutën e 88-të të ndeshjes e ka prekur fytyrën e Mbapes, me çka rastësisht e ka prekur edhe hundën e tij të thyer. Pas kësaj, francezi 25-vjeçar e nxori maskën mbrojtëse dhe e sinjalizoi gjykatësin për kundërvajtjen. Gazetarët nga buzët e tij i lexuan fjalët "Bir bushtre".

Përfaqësuesja franceze e mori vendin e 2-të në grup dhe u kualifikua në plejofin e turneut, ku në 1/8 e finales do të luajë kundër të kualifikuarit të dytë nga grupi E.

Polonia e përfundoi pjesëmarrjen në EURO 2024. fc/

Фото: ЕПА