• Wednesday, 03 July 2024

Euro 2024: Varga do të operohet

Euro 2024: Varga do të operohet

Budapest, 24 qershor 2024 (MIA) - Federata hungareze e Futbollit publikoi se mbrojtësi i kombëtares Baranbas Varga do të ketë nevojë për operacion.

"Disa kocka të fytyrës së Vargës janë thyer gjatë një përplasje gjatë ndeshjes. Ai gjithashtu pësoi goditje në tru. Sulmuesi i Ferencvaroshit me shumë gjasa do t'i nënshtrohet një intervenimi", deklaroi një përfaqësues i federatës, transmeton “Goal”.

Trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, kumtoi se 29-vjeçari do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Varga u lëndua mbrëmë në ndeshjen kundër Skocisë (1:0). Sulmuesi humbi vetëdijen pasi u përplas me portierin skocez Angus Gan. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, lojtari u largua nga fusha me barelë. ls/

Foto: EPA