• Monday, 03 March 2025

Shkarkohet ministri iranian i Ekonomisë, Hemati

Shkarkohet ministri iranian i Ekonomisë, Hemati

 Teheran, 2 mars 2025 (MIA) - Deputetët e Kuvendit të Iranit sot kanë shkarkuar ministrin e Ekonomisë, Abdolnaser Hemati.

 Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad Bager Kalibafi, deklaroi se 182 nga 273 deputetë të pranishëm votuan kundër Hematit. Parlamenti iranian ka 290 deputetë.

 Hemati, siç thuhet në sqarim, është larguar për shkak të rënies së vlerës së rialit dhe rënies ekonomike. Në Iran, një dollar tani këmbehet me 600.000 rialë.

Foto: Arkivi i MIA-s