Londër: "Nuk ka marrëveshje" për propozimin për armëpushim të pjesshëm për Ukrainën
- Franca dhe Britania e Madhe nuk ranë dakord për planin për armëpushim të pjesshëm për Ukrainën, deklaroi sot ministri britanik, pasi presidenti i Francës, Emanuel Makron tha se kjo u propozua nga dy kombet.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:44, 3 March, 2025

Londër, 3 mars 2025 (MIA) - Franca dhe Britania e Madhe nuk ranë dakord për planin për armëpushim të pjesshëm për Ukrainën, deklaroi sot ministri britanik, pasi presidenti i Francës, Emanuel Makron tha se kjo u propozua nga dy kombet.
"Nuk është arritur marrëveshje për atë se si do të duket armëpushimi", deklaroi ministri i forcave të armatosura, Luk Polard për radio Tajms.
Përfaqësuesi i qeverisë britanike, gjithashtu deklaroi se "nuk është rënë dakord për armëpushim njëmujor". qa/
Foto: EPA