Baro: Armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës do të tregojë nëse Putini është i gatshëm të nisë bisedime paqësore
- Armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në ajër, në det dhe në sektorin e infrastrukturës energjetike, nëse pranohet, mund t'i lejojë Kievit dhe aleatëve të tij të përcaktojnë nëse presidenti rus Vladimir Putin është me të vërtetë i gatshëm për të filluar negociatat për një paqe afatgjatë, deklaroi sot ministri francez o Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro.

Paris, 3 mars 2025 (MIA) – Armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në ajër, në det dhe në sektorin e infrastrukturës energjetike, nëse pranohet, mund t'i lejojë Kievit dhe aleatëve të tij të përcaktojnë nëse presidenti rus Vladimir Putin është me të vërtetë i gatshëm për të filluar negociatat për një paqe afatgjatë, deklaroi sot ministri francez o Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro.
Deklarata e tij erdhi pasi presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se Parisi dhe Londra po propozojnë një armëpushim të pjesshëm njëmujor.
"Më pas duhet të krijohen kushtet për aftësinë ushtarake (në territorin ukrainas) për të penguar kërcënimin e përsëritjes së përleshjeve," theksoi Baro.
Sipas tij, presidentët e Ukrainës dhe të SHBA-së, Volodimir Zelenski dhe Donald Tramp, ndoshta janë gati për të vazhduar negociatat pas përplasjes verbale në Shtëpinë e Bardhë.
"Unë kam mundur të vlerësoj se deri në cilën shkallë ata synojnë përsëri të përfshihen në dialog," tha Baro.
Baro theksoi se SHBA-ja kanë zgjedhur ta sjellin Putinin në tryezën e bisedimeve në mënyrë paqësore, por se i druhen dështimit.
Është në interesin e SHBA-së të jetë në taborin e Ukrainës, nëse Ukraina do të kapitullonte, do të ishte një pranim i tmerrshëm i dobësisë së SHBA-së, tha Baro. ls/
Foto: EPA