Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mund të udhëtohet me biletë elektronike
- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës më në fund e ka bërë realitet atë që shumë pasagjerë pyesnin pse nuk është bërë në Shqipëri, kur kjo është e zbatueshme në shumë aeroporte ndërkombëtare, e ajo është bileta elektronike, publikoi në rrjetet sociale drejtoria e aeroportit.

Tiranë, 3 mars 2025 (MIA) - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës më në fund e ka bërë realitet atë që shumë pasagjerë pyesnin pse nuk është bërë në Shqipëri, kur kjo është e zbatueshme në shumë aeroporte ndërkombëtare, e ajo është bileta elektronike, publikoi në rrjetet sociale drejtoria e aeroportit.
"Jo vetëm shifra rekord dhe rritje mbresëlënëse të numrit të pasagjerëve, Aeroporti i Tiranës realizon edhe investime konkrete që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Pasagjerët që kanë një kartë imbarkimi elektronik në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt vendeve të zonës Shengen pa pasur nevojë ta printojnë atë, transmetojnë mediat.
Në këtë mënyrë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të përmirësojë shërbimet e tij për të lehtësuar udhëtimet për pasagjerët që udhëtojnë përmes tij. Vitin e kaluar në këtë aeroport është regjistruar një shifër rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh, ndërsa edhe ky vit ka nisur me shifra premtuese, ku janari shënoi një rritje prej 12 të numrit të pasagjerëve, krahasuar me janarin e vitit 2024.
Grupi "Kastrati" në katër vitet e fundit investoi rreth 100 milionë euro duke sjellë përmirësime të dukshme në të gjithë infrastrukturën e aeroportit. Paralajmëruan se këto investime do të vazhdojnë, me planet për një terminal të ri 70,000 metra katror, hapësira shtesë parkimi nëntokësore dhe një fasadë moderne që i përshtatet identitetit dhe kohës. ls/
Foto: MIA