• Monday, 03 March 2025

Nju Jork tajms: Trampi do të bisedojë për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Nju Jork tajms: Trampi do të bisedojë për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot do të ketë takim me ndihmësit e sigurisë kombëtare për të diskutuar mundësinë e pezullimit ose anulimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, publikoi Njujork tajms, duke cituar një përfaqësues anonim të administratës së Trampit.

Në takim do të marrë pjesë dhe Sekretari i shtetit Marko Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pit Hegset, për të shqyrtuar dhe mundësisht të ndërmarrin veprime mbi një sërë opsionesh politike për Ukrainën.

"Bisedimet mund të jenë rreth pezullimit ose përfundimit të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e fundit të municioneve dhe pajisjeve të miratuara dhe të paguara gjatë administratës së Xho Bajdenit", theksoi ai.  rq/

Foto: EPA