Qindra të vrarë në sulmet e forcave paraushtarake të RSF-së në Sudan
- Qindra civilë, përfshirë edhe foshnja, janë vrarë në sulmet e kohëmëparshme të forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) në shtetin sudanez Nili i Bardhë, kumtuan sot autoritetet sudaneze dhe grupet për të drejta të njeriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:15, 18 February, 2025

Kajro, 18 shkurt 2025 (MIA) - Qindra civilë, përfshirë edhe foshnja, janë vrarë në sulmet e kohëmëparshme të forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) në shtetin sudanez Nili i Bardhë, kumtuan sot autoritetet sudaneze dhe grupet për të drejta të njeriut.
Ministria sudaneze e Punëve të Jashtme në kumtesën e cituar nga televizioni shtetëror egjiptian Kahera thekson se grupi paraushtarak ka sulmuar civilë në fshatrat në rajonin Al Gitana në disa ditët e fundit.
Në kumtesë ceket se numri i të vrarëve është 433, prëderisa Komiteti preliminar i sindikatës sudaneze të mjekëve cekë 300 viktima.
Grupi për të drejta të njeriut i cili e ndjekë dhunën ndaj civilëve në kumtesë sot në mëngjes theksoi se mbi 200 njerëz, mes të cilëve gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e RSF-së, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar në tre ditët e fundit.
Ministri i Kulturës dhe Informatave, Kalid Ali Aleisir tha se sulmet e kohëmëparshme të RSF-së ndaj fshatrave të locuara në shtetin Nili i Bardhë janë "dhuna më e re sistematike ndaj civilëve të paarmatosur".
Sipas KB-së, në luftën në Sudan, e cila filloi në prill të vitit 2023, jetën e humbën mbi 24.000 njerëz, ndërsa të zhvendosur janë mbi 14 milionë apo pothuajse një e treta e popullatës. Vlerësohet se 3,2 milionë sudanezë kanë ikur në vendet fqinje, përfshirë Çadin, Egjiptin dhe Sudanin Jugor. ab/
Foto: МIА arkivi