• Tuesday, 28 January 2025

Prezantimi i përfitimeve nga puna e bursës vendore të energjisë elektrike

Prezantimi i përfitimeve nga puna e bursës vendore të energjisë elektrike

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Ministri e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Operatori Nacional i Tregut të Energjisë Elektrike - MEMO SHPKNJP, Shkup dhe Byroja për Furnizime Publike, organizojnë ngjarje ku do të prezantohen përfitimet e punës së bursës vendore të energjisë elektrike, me theks në aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të tre institucioneve që duhet të kontribuojnë në avancimin e tregut të Maqedonisë të energjisë elektrike.

"Qëllimi i ngjarjes është promovimi i procesit të furnizimit të energjisë elektrike të indeksuar në Bursën e Maqedonisë për energji elektrike gjatë prokurimeve publike", kumtoi Ministrisë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Është parashikuar ngjarjen ta hapë ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në prani të përfaqësuesve të faktorëve relevant në sektorin e energjetikës, institucioneve shtetërore dhe kompanive private, përfaqësues të odave ekonomike dhe të komunave. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s