• Friday, 04 October 2024

Pothuajse 100 njerëz humbën jetën në sulmet e sotme izraelite ndaj Gazës në 24 orët e fundit

Pothuajse 100 njerëz humbën jetën në sulmet e sotme izraelite ndaj Gazës në 24 orët e fundit

Gaza, 3 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 99 persona humbën jetën, ndërsa 169 janë lënduar në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, lajmëroi Si-En-En.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga 7 tetori i vitit të kaluar është rritur pothuajse në 42.000 njerëz, me pothuajse njëqind të lënduar, tregojnë të dhënat e Ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Gjithashtu, u raportua se shumë të tjerë janë bllokuar nën rrënoja dhe se ekipet e emergjencës nuk mundën t'i arrinin ata.

Përveç kësaj, armata izraelite publikoi se ka vrarë tre funksionarë të lartë të Hamasit në sulm ajror në Gaza para tre muajve, duke i identifikuar si Ravhi Mushtah, njeriu i besueshëm i shefit të Hamasit në Gaza, Jahja Sinvar, funksionar i lartë i sigurisë Sameh al-Saraj dhe komandanti i Shërbimit të përgjithshëm të sigurisë Hamas Sami Odeh. sa/

foto: DPA