• Saturday, 05 October 2024

Osmani në samitin e frankofonisë në Francë: Kosova është e përkushtuar në përforcimin e pozitave të veta ndërkombëtare

Osmani në samitin e frankofonisë në Francë: Kosova është e përkushtuar në përforcimin e pozitave të veta ndërkombëtare

Prishtinë, 4 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas arritjes sot në kryeqytetin francez, Paris, e ceki përkushtimin që e ka Kosova për bashkëpunim me partnerët dhe përforcimin e pozitave ndërkombëtare, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Osmani, siç kumtoi në rrjetet sociale, në Paris u prit nga presidenti francez, EManuel Makron dhe nga sekretarja e përgjithshme e organizatës ndërkombëtare të frankofonisë, Luiz Mushikivabo.

Presidentja e Kosovës po qëndron në Francë me ftesë të Makronit, për ta prezantuar Kosovën në samitin e shefave të shteteve të cilat janë pjesë e Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë.

"Kosova mbetet çdoherë e përkushtuar në bashkëpunimin dhe përforcimin e pozitave të veta ndërkombëtare", shkroi Osmani.