• Saturday, 05 October 2024

"Uashington post": Barak Obama do të marrë pjesë në fushatën e Kamala Haris

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Barak Obama do të udhëheqë fushatë për nënpresidenten dhe kandidate presidenciale demokratike Kamala Haris në javët para zgjedhjeve më 5 nëntor, transmetojnë mediat britanike, duke i'u referuar Uashington Post.

Obama do ta fillojë fushatën të enjten e ardhshme me udhëtim në Pitsburg (Pensilvani), publikoi gazeta, duke cituar një përfaqësues të lartë të personelit të Harisit.

Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel që në korrik e mbështetën kandidaturën presidenciale të Kamala Harisit.

Në Konventën nacionale demokratike në gusht, në Çikago, Obama u bëri thirrje amerikanëve ta mbështesin Harisin.

"Amerika është e gatshme për një kapitull të ri, Amerika është e gatshme për një tregim më të mirë. Ne jemi të gatshëm për presidenten Kamala Haris", tha atëherë ai.

Haris në zgjedhjet më 5 nëntor do të përballet me kandidatin republikan Donald Tramp. sa/

foto: Arkivi i MIA-s